Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit për mashtrimin, ka reaguar duke dhënë versionin e tij sesi qëndron e vërteta rreth makinës që dyshohet se ai ka marrë një personi përmes mashtrimit dhe e ka shitur për 2 mijë euro. 

Me anë të një postimi në InstaStory, Veleshnja ai thotë se automjeti kishte humbur, ndërkohë që ai thjesht e ka përdorur dhe sipas tij sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. 

Megjithëse aktori Veleshja thotë në videon që ka publikuar në rrjete sociale se ndodhet në Pogradec, sfondi prapa është nga bregdeti i Durrësit.

Veleshnja: Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr.