Bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, Edona Llalloshi është arrestuar për dhunë në familje.

Gazmond Haxhifejzullahi ndodhet në paraburgim, i dyshuar për dhunë në familje.

Ai akuzohet se ka dhunuar këngëtaren, e cila kandidon për deputete nën siglën e partisë Lëvizja Vetëvendosje.

Gazmond Haxhifejzullahi, sipas mediave të Kosovës, është denoncuar për dhunë në familje muajin e kaluar.

Konflikti mes çiftit dyshohet se ka nisur për shkak të një prone që pretendohet se i takon kandidates për deputete.

”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, ka informuar Prokuroria Themelore.