Një blind ku udhëtonin 8 efektivë policie është aksidentuar në Fshatin Grabovc, në veri të Kosovës.
Raportohet se blindi ka rënë nga ura dhe tetë efektivët mbetën të lënduar nga aksidenti.
Ata u dërgua në spital, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore 5 prej tyre u larguan nga spitali.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se gjendja e tyre 3 policëve të tjerë është stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.
I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë.
Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.
I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale.
I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit”,-tha ministri i Shëndetësisë.