Një 36-vjeçar përfundoi në spital dhe u arrestua në Tiranë, pas një situate si nëpër filma.
M. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se vodhi një monopatinë elektrike te sheshi “Shkënderbej”.
Më pas duke u larguar me monopatinë, është përplasur me mjetin tip “Range Rover”, me drejtuese shtetasen B. M.
Si pasojë e përplasjes, 36-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.