Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, rreth zhvillimeve në Siri dhe përpjekjeve të fundit për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë dhe të huaj të mbajtur nga Hamasi në Gaza, tha ai sot.

Netanyahu tha se foli me Trump të shtunën mbrëma. “Ne nuk kemi asnjë interes për konflikt me Sirinë”, – tha ai.

Veprimet izraelite në Siri kishin për qëllim “frenimin e kërcënimeve të mundshme nga Siria dhe parandalimin e elementeve terroriste që të merrnin kontrollin pranë kufijve tanë”, – tha Netanyahu.