Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin hungarez Péter Szijjártó dhe komisioneren Marta Kos pas mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku u hap grupkapitulli i VI i negociatave.
Kreu i qeverisë u shpreh se ambicia e Shqipërisë nuk është sekret. Ai tha se qeveria e tij shpreson që negociatat të mbyllen në vitin 2027 dhe anëtarësimi i vendit në BE të ndodhë brenda kësaj dekade.
“Ndaj ambicia jonë nuk është sekret. Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku jo vetëm me presidencën hungareze, por pikë së pari me Komisionin që na ka mbështetur gjatë gjithë presidencave dhe kemi punuar. Është thelbësore për ne që duke mos harruar dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritës. Dhe ky parim në bazë të meritave për ne është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë aq mirë sa të jetë e mundur, për hatrin tonë. E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi në mes të Europës dhe është një bekim që vendet që kanë pasur histori si e jona dhe që jetojnë në kontinente të tjera që duhen të bëhen demokraci dhe ekonomi të tregut të hapur kanë më tepër vështirësi për ta arritur. Duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besojmë që të gjithë ne ta bëjmë Shqipërinë, Europën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirëpozicionuar për ta bërë këtë dhe ne na duhet të kapim nga ky bashkëpunim dhe partneritet për ta bërë një gjë të tillë. Jemi të përkushtuar që të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me sytë e të shkuarës që e ka parandaluar vendin tonë dhe rajonin që të progresojnë aq sa duhet”, tha Rama.