Vinicius Junior i Real Madrid është zgjedhur nga FIFA si futbollisti më i mië i vitit 2024. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve më të mirët e 2024, FIFA ka përzgjedhur brazilianin e Real si më të mirin për vitin që po lëmë pas.

Ndërkohë sa i takon trofeve individualë të tjerë, Alejandro Garnacho i Manchester United ka fituar çmimin ‘Puskas’, që jepet për golin më të bukur të vitit. Garnacho realizoi një gol të bukur ndaj Evertonit, duke mposhtur rivalitetin e Hassan Al Haydos, Terry Antonis, Yassine Benzia, Ëalter Bou, Michaell Chirinos dhe Federico Dimarco.

Portieri më i mirë u vlerësua Emiliano Martinez i Aston Villas, që fiton këtë çmim për herë të dytë në 3 vite.

Nuk kishte dyshime, numri një i stolit të Real Madrid, Carlo Ancelotti mori çmimin “trajneri më i mirë”. Ancelotti, dërgoi madrilenët drejt sukseseve të lavdishme në Spanjë dhe Champions.

Formacioni i vitit: Martinez; Karvahal, Rudiger, Dias, Saliba, Belingham, Rodri, Kros, Yamal, Haaland, Vinicius

Emma Hayes u zgjodh trajnerja më e mirë, ndërsa lojtarja spanjolle e Barcelonës, Aitana Bonmati u vlerësua si futbollistja më e mirë.