Një gazetar i komentoi së fundmi Jennifer Lopezit për kalimin e kohës dhe moshën e saj gjatë një interviste për filmin e saj më të fundit, Unstoppable (E pandalshme). Ylli 55-vjeçar latin po intervistohej nga Clayton Davis i Variety, kur ai përmendi se sa kohë ka kaluar nga “Selena”, për të cilën ajo ishte nominuar për Golden Globe.
“Nuk mund ta besoj se kanë kaluar 30 vjet që nga ‘Selena’”, – tha ai në një video të publikuar nga TMZ, duke iu referuar rolit të saj në filmin biografik të këngëtares së famshme, Selena Quintanilla-Pérez në vitin 1997. “Nuk mund ta besoj se pas 30 vitesh ne do të shikojmë prapa për këtë, dhe ju do të jeni 60 vjeç deri atëherë, që është…” – tha ai, ndërsa Lopez thjesht u përgjigj: “Uau”.
📹Variety Screening Series Presents "Unstoppable", Part Of A Jennifer Lopez Career Retrospective pic.twitter.com/9DjRgUTzoa
— JLo Gallery (@jlogallery) December 17, 2024