Legjenda braziliane Ronaldo Nazario do të kandidojë për postin e presidentit të federatës së futbollit në vendin e tij. Ai ka në plan të përfshihet në fushatën që do të zhvillohet nga Marsi i 2025 deri në Mars të 2026. Ronaldo foli për mediat vendase për planin e tij.
“Këtë njoftim e bëj për t’u dërguar një mesazh presidentëve të federatave lokale dhe klubeve se jam kandidat për kreun e Federatës Braziliane të Futbollit. Kam plane të jashtëzakonshme dhe përpara se dikush të vendoste për votën e tij do të bisedoj me secilin. Do të udhëtoj në gjithë Brazilin në një fushatë për t’i bindur”, – tha Ronaldo.
48-vjeçari i cili luajti 98 ndeshje me përfaqësuesen braziliane synon të zëvendësojë presidentin aktual Ednaldo Rodrigues. Ronaldo, fitues i shumë trofeve mes tyre Botërorin dhe Topin e Artë, tani kërkon që përvojën e marrë në fushë ta kthejë të dobishme për të kthyer të lavdishëm futbollin e vendit të tij.