Eleni Foureira, Christos Mastoras dhe Melisses janë protagonistët e bashkëpunimit më “eksploziv” të vitit në Greqi. Me performaca të shkëlqyera, moderne dhe mjaft mbresëlënëse ata kanë elektrizuar skenat e klubeve të muzikës live.
E duke performuar në një njërën prej tyre këngëtarja e njohur Eleni Foureira bëri një ndryshim të vogël në këngën “Made in Romania”. Teksa këndonte, ajo e zëvendësoi këtë frazë me “Made in Albania”. Videoja e filmuar ka bërë xhiron e rrjetit, ku komentet e shumta nuk kanë munguar.
@ama_martini BRAVO @Foureira ♬ πρωτότυπος ήχος – Ama_Martini 🌹 “Made in Romania” është një këngë e cila prej kohësh është bërë virale, duke u përdorur në video të ndryshme të rrjeteve sociale e veçanërisht në TikTok. I dëgjuar në klube apo stadiume “Made in Romania” i dedikohet Rumanisë, i frymëzuar nga ritmet ballkanike.