Mjaftojnë 5 minuta aktivitet fizik intensiv çdo ditë që zemra e grave të jetë me e shëndetshme. Sipas një studimi te mbështetur në analizimin e të dhënave nga Biobank britanike të 22 mijë personave, rezulton se kaq pak minuta me intensitet të lartë në ditë, ndikojnë shumë mirë në organizmin e femrës, duke reduktuar deri në 45% rrezikun për të pasur probleme kardiovaskulare dhe 50% të infarkteve. I njëjti fenomen nuk verifikohet aspak tek meshkujt
Sipas autorëve të punës kërkimore, mjafton një aktivitet energjik i përditshëm, si ngjitja e shkallëve me ritëm, ngritja e peshave për një distancë, nxitimi për të kryer punë të përditshme apo pazare, të gjitha ndikojnë pozitivisht tek organizmi i grave.
Mjekët sugjerojnë që komoditeti dhe jeta sedentare duhen lënë pas, por i duhet kushtuar vëmendje lëvizjes, dhe akoma me mirë aktivitetit fizik apo ecjes energjike, pasi benefitet për organizmin janë të panumërta, si fizike ashtu edhe psikologjike.