Manuel Neuer do të jetë pjesë e Bayern Munich, të paktën edhe për një sezon tjetër.
Sipas asaj që raportohet nga “Sky”, portieri dhe klubit gjerman kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për të zgjatur bashkëpunimin.
38-vjeçari, kontrata e të cilit skadon në Qershor të vitit të ardhshëm, do të firmosë zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.
Neuer është pjesë e Bayern Munich nga vitit 2011, kur u afrua nga Schalke 04 për shumën e 30 milionë eurove. Portieri numëro 540 paraqitje me bavarezët dhe është kthyer në një legjendë të klubit.