Vritet me armë zjarri deputeti i rajonit separatist të Gjeorgjisë të mbështetur nga Rusia, Abkhazi.

Deputeti Vakhtang Golandzia u qëllua me armë zjarri brenda ndërtesës së parlamentit, njoftoi shërbimi për shtyp i presidencës së rajonit sot.

Ndërkohë mësohet se një tjetër deputet ka mbetur i plagosur në dorë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Abkhazisë, Apsnypress, raportoi se ministria e brendshme identifikoi deputetin Adgur Kharazia, si autor të dyshuar të ngjarjes.

Nuk dihet ende arsyeja e të shtënave në parlament, shkruan Reuters.

Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin në kundërshtim me një marrëveshje investimi me Rusinë, duke detyruar presidentin e rajonit, Aslan Bzhania, të japë dorëheqjen.