Sipas MeteoAlb, paraditja e kësaj të shtune vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave në një pjesë të mirë të vendit duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe stuhi lokale breshëri. Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti kthjellohet gradualisht.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.