Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se SPAK mjafton të futet në faqen online të QKB dhe brenda ditës e çon menjëherë kreun e 5D te shokët e tij.
Postimi i Këlliçit:
Protesta e 39 sot para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, tregoi dhe njëherë se PD nuk tërhiqet asnjë milimetër pas nga kauza e drejtë, në luftën kundër korrupsionit që e ka mbërthyer prej fyti bashkinë!
SPAK mjafton të futet në faqen online të QKB dhe brenda ditës e çon menjëherë kreun e 5D tek shokët e tij!
Por, mesa duket kolegët e Erionit vijojnë betejën për mbrojtjen e kryehajdutit të Tiranës!
Ne do vazhdojmë betejën tonë!
Ne NUK tërhiqemi!
Ose SPAK të çojë para ligjit Kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, ose ndryshe të ulë qepenin!