Gati 40 futbollistë të Premier Ligës janë një karton të verdhë larg nga marrja e Krishtlindjes “pushim”. Ndeshjet e “Boxing Day” dhe atyre të datës 27 dhjetor do të thotë se lojtarët duhet të jenë në stërvitje në 25 dhjetor. Por në më pak se një javë nga festa, në Premier Ligë ka 39 futbollistë të cilët rrezikojnë që të pezullohen në ndeshjen e radhës.

Mançester Junajtid ka ish-kapitenin Herri Meguajër në listë, ndërsa Mançester Siti ka Bernardo Silvën. Kryesuesit e Liverpulit kanë tre futbollistë që rrezikojnë: Darvin Nunjez, Ibrahima Konate dhe Rajan Gravenberk.Emra të tjerë të njohur përfshijnë Xhemi Vardin e Lestërit, Sandro Tonalin e Njukasëllit dhe dyshen e Çelsit, Robert Sançez dhe Nikolas Xhekson. Sulmuesi i fundit i Çelsit, i cili ka shënuar 9 gola këtë sezon, u paralajmërua për mungesën e disiplinës së tij nga ish-trajneri i atëhershëm Mauricio Poçetino.

Por pasardhësi i argjentinasit në “Stamford Bridge”, Enco Mareska, e vlerësoi sjelljen e tij pas shënimit të golit të fitores kundër Brentfordit.Tekniku italian tha: “Jo vetëm Niko, lojtarët i humbasin shanset dhe ata shënojnë gola. Por e rëndësishme është sjellja. Niko ishte i pabesueshëm me dhe pa top. Ai punoi me të vërtetë fortë dhe ne jemi me të vërtetë shumë të lumtur me të.

Ndërkohë që Nunjezi i Liverpulit ka shënuar vetëm dy gola në kampionat këtë sezon. Por uruguaiani realizoi atë kundër Sauthemptonit të mërkurën, duke i dërguar “Reds”-at në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës. Më poshtë në tabelë, Uolvesi ka Toti Gomezin që rrezikon dhe Mario Leminanë. Sauthemptoni i vendit të fundit ka gjithashtu tre futbollistë të cilët janë në rrezik: Adam Armstrong, Mateus Fernandez dhe Adam Lalana.