Këtë të diel pritet një përmirësim i kushteve të motit, krahasuar me ditët e mëparshme, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushatarak.

Parashikohet që sot të ketë alternime vranësirash e kthjellimesh. Temperaturat do të variojnë nga -5 gradë Celsius në Shkodër deri në 15 gradë Celsius në Sarandë.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.