Rilindi dhe tregoi cilësitë me Sivasspor në Turqi, por Rey Manaj mund të ndërrojë sërish ekip. Këtë herë mediet turke bëjnë me dije se klubi i Bochum që militon në Bundesligën gjermane është pas lushnjarit të Kombëtares.

Trajneri Dieter Hecking ka kërkuar përforcime dhe sipas informacioneve nga Turqia, emri i Rey Manaj është në listën e dëshirave të tij për pjesën e dytë të këtij edicioni. Mbetet të shihet nëse palët do të gjejnë akordin për të finalizuar këtë transferim shumë interesant për karrierën e sulmuesit shqiptar.

Bochum i ka bërë një nisje katastrofike sezonit, me vetëm katër pikë pas 14 javësh dhe golat për të shpëtuar sezonin kërkohen nga Manaj. 27-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 11 takime dhe ka shënuar katër gola, teksa mungoi gjatë për shkak të një lëndimi të rëndë.