Reshje bore kanë përfshirë gjatë natës qarkun e Shkodrës. Aktualisht, raportohet se akset rrugore në Shkodër janë të kalueshme. Në disa zona trashësia e borës ka arritur 40 cm.
Në segmentin rrugor Qafë Mali-Fierzë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, ndaj apelohet që drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në zona malore të përdorin goma dimërore. Ndërsa në Malësinë e Madhe dhe në Vaun e Dejës, ka reshje shiu me intensitet të lartë dhe erë të fortë. Aktualisht, nuk raportohen probleme në qarkullim.
Po ashtu, reshjet e shiut vazhdojnë në Fushë Arrëz, Velipojë dhe Lezhë, ndërkohë që funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat po mbahen ne monitorim.
ARRSH ka bërë të ditur se po ndërhyn përmes firmave kontraktore për pastrimin e akseve Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh, ndërkohë që paralelisht po kryhet kriposja e tyre. Në njoftimin e ARRSH-së këshillohet përdorimi i gomave dimerore dhe kujdes në lëvizje.