Biznesmeni Ilir Rrapajt humbi ndjenjat në seancën e sotme në GJKKO sapo ka dëgjuar rëndimin e pozitës së tij, ku së bashku me ish-ministrin Ilir Beqaj akuzohen edhe për grup të strukturuar kriminal.
Seanca gjyqësore do të shtyhet për më 9 janar për t’iu lënë kohë avokatëve qe të japin qëndrimet e tyre mbi sugjerimin e gjykatës për rikualifikimin e veprës penale.
Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Ilir Beqaj pyeti: Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët?
Ndërkohë që për gjashtë të tjerët, gjyqtarja tha se duhet të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve.
Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.