Reshjet intensive të ditës së sotme kanë lënë pa energji elektrike zonën e Libofshës dhe fshatin Qenas e rrethinat e tij  në Fier.

Familje të tëra prej më shumë se dy orësh kanë mbetur pa energji elektrike ndërkohë që  temperaturat janë te ulëta.

Grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren për riparimin e difekteve që janë të pashmangshme sa herë ka mot me reshje të dendura.