Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i është rikthyer ndarjes me Mozzikun, duke rrëfyer pas shumë kohësh përjetimet e saj pasi ata i dhanë fund lidhjes mes tyre.
Në një intervistë për mediat e Kosovës, ajo ka rrëfyer se për të kjo kohë ka qenë shumë e vështirë, por ka qenë diçka kalimtare.
Ai tha se shpesh e pyesnin njerëzit ‘ku e ke burrin’, dhe në këto momente nuk dite si të përgjigjej.
“Është tema kur jemi ndarë si e kam përballuar unë atë kohë. Ka qenë për mua shumë vështirë. Normal, më pyetnin njerëzit ku e ke burrin, nuk e disha as si të përgjigjem se nuk e ka ditur askush se çfarë po ndodh edhe e kishe atë mendimin se ndoshta ka shans sërish dhe marre me iu tregu njerëzve që je ndarë. Normalisht që kur e do dikë dhe ndahesh ndihesh keq, po tash ti, s’di si të them kam hyrë më thellë se që duhet do të thotë jam ndjerë keq po i thosha vetes akoma më keq duhet me u ndi me qëllim, se e disha që normale nuk është me u nda me dikë që ke qenë pesë vjet bashkë plus edhe kishim një fëmijë ndërmjet vete. Bashkë që e kemi”, u shpreh ajo në një intervistë me gazetarin Burim Pacollin.
29-vjeçarja ndër tjerash theksoi se edhe pse kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, e ka kaluar pa përdorur alkool e dogë.
“Ka qenë periudha më e vështirë që e kam pasur ndonjëherë, ama kaluese është. E kam kaluar pa alkool, pa drogë, pa asgjë. Thjesht në depresion, çfarë më ka mbajtur është vajza”, tha ajo.