Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0 në duelin e vlefshëm për javën e 17-të.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Inzagit, arriti të shënonte 2 herë. Fillimisht ishte Karlos Augusto, i cili në minutën e 48-të zhbllokoi duelin, ndërkohë që për të “vulosur” shifrat mendoi Turam në minutën e 92-të, me një realizim fantastik.
Ky ishte suksesi i 11-të në 16 javë për interistët, që e shohin veten në vendin e tretë me 37 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të parë, që ka edhe një ndeshje më shumë.