Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Porkurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i shoqëruar nga avokati i tij, Çerekja.

Pas 1 ore e 20 minuta në ambientet e SPAK, Spahia ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku ka thënë se ishte për një deklaratë në lidhje me një çështje që nuk ka interes publik.

Më tej, ish-kryebashkiaku i Shkodrës ka shtuar se çështja për të cilën është thirrur nuk ka lidhje as me korrupsionin dhe as me krimin.

“Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Janë të tjerë ata që merren me këtë çështje. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin dhe as me paratë e pista”, tha Spahia në dalje.

Akoma nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Spahiut në SPAK.