Kreu i qeverisë Edi Rama në takimin për darkën e përvitshme tradicionale me Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë, theksoi se për Shqipërinë ka vetëm një plan, që është anëtarësimi sa më parë në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe batutat, kur tha se Shqipëria vitin e ardhshëm do të hyjë në zgjedhjet e përgjithshme dhe se ai e ka një ide të mirë se kush do të fitojë.

Rama deklaroi se shqiptarët do të vendosin që të qëndrojnë në krah të vlerave dhe parimeve euroatlantike.

Ndërsa i qasemi një viti elektoral, besoj se do zëjë vend në raportet dhe letrat tuaja. Pavarësisht se për kë do votojnë shqiptarët, ata do tregojnë se i përkasin familjes euroatlantike. Shqiperia nuk ka plan B, por vetëm një plan, Bashkimin Evropian“, – tha Rama.