Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 infektime të reja me koronavirusin ndërsa fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë.

POSTIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.

Në total numri i rasteve aktive është 134.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB