Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3070 testime për persona të dyshuar për koronavirus, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë.

Rastet e reja u regjistruan në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.

Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (10 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       7

Të shëruar në 24 orë     4

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3070

Testime totale             831,691

Raste pozitive             132,587

Raste të shëruara        130,047

Raste Aktive                        84

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            32
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             9
Vlorë                7
Shkodër          5
Lezhë                3
Durrës              3
Gjirokastër        1
Kukës                1