Aktorja Anna Lika ka kujtuar nënën e saj në përvjetorin e ndarjes nga jeta. Ajo ka publikuar një foto teksa e ëma e ndjerë e mban në krahë kur ishte foshnjë.

“Nuk di të them nqs ky vit ka ikur shpejt apo nqs ky vit më është dukur një përjetësi pa ty”, shkruan aktorja.

Anna Lika ka zbuluar premtimin që nuk i mbajti dot nënës së saj, për të mos e parë me lot në sy.

“Të kërkoj falje për këtë”, shkruan ajo, teksa shprehet se i mungon shumë nëna e saj.

“Sot behet 1 vite pa ty o mushi ime. Nuk di te them nqs ky vite ka ikur shpejt apo nqs ky vite me eshte dukur nje perjetesi pa ty… Data 25 dhjetor per ne ka qen gjithmon nje dite feste sepse keshtu na kishe mesuar ti , po a mund ta festojm me ne kete dite pa ty ? Oh sa shume gjera dua te te them, po nuk di nga t’ja nise.

Me ka marr shume malli per ty me mungon çdo dite. Çdo nate qe ve koken ne jastek te them se sa shume te dua, nuk e di ne e degjon… Kam qen me fat qe kam pasur nje mama si ty dhe do doja te isha 1/4 jote per vajzen time. Do ti tregoj asaj çdo dite per ty, do ti tregoj sa e mrekullushme ishe ti.

Si sot para nje viti te premtova qe sdo me shihje me lot ne sy por sot nuk e mbaj dot ate premtim dhe te kerkoj falje per kete. Te dua shume dhe do te te dua gjithmon e bukura ime”, shkruan Anna Lika.