U dënua të hënën me vendim të formës së prerë nga apeli i GJKKO, por ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është arratisur.

Ish-zyrtari i lartë nuk gjendet në banesë, teksa SPAK nxori urdhrin për ekzekutimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të prokurorisë së posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.