Australianët kanë zgjedhur të  festojnë ditën e Krishlindjes në plazh nën motin e ngrohtë dhe në mesin e turistëve të shumtë të huaj.

“Këto janë Krishtlindjet e para në plazhin Bondi, deri më tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë. U zhytëm në det, është mjaft ngrohtë dhe nuk ka asnjë re në qiell.”

Cameron Heslop, vizitor për herë të parë në plazhin Bondi nga Skocia u shpreh se ishte i lumtur që po festonte ditën e Krishlindjes në një mënyrë tjetër.

“Nuk më mungon aspak shtëpia. Kam qenë këtu vetëm tre ditë dhe më ka pëlqyer. Të zgjohësh herët në mëngjes dhe të vish në plazh ditën e Krishtlindjes është diçka krejt e veçantë.”

Plazhet e Sidneit, të famshëm për ujin e pastër, tërheqin turistë nga e gjithë bota.

Dita e Krishtlindjeve është gjithashtu një nga ditët më të ngarkuara të vitit për shpëtimtarët vullnetarë që patrullojnë brigjet e plazhit Bondi, duke u kujdesur për sigurinë e notarëve.