Ditën e hënë në orën 12:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe “online”, për të miratur një pikë të rëndësishme që është përfshirë në rendin e ditës.
Bëhet fjalë për “MIRATIMIN E ZGJIDHJES SË DETYRËS SË PROJEKTIMIT TË PROJEKTIT ME OBJEKT “STUDIM E PROJEKTIM TË REHABILITIMIT TË INFRASTRUKTURËS SË RRJETIT TË KULLIMIT NË ZONËN PORTO ROMANO-KËNETË DHE SISTEMIMI I RRJETIT TË UJËRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT”.





