Kylie Jenner postoi nje foto në Instagram, e cila nxiti reagime te shumta ne rrjete.

Në shikim të parë duket një foto shumë e zakonshme, por gjithsesi provokoi shumë reagime, dhe pyetja ishte vetëm një; nëse ajo ishte shtatzënë.

Ndjekësit në komente filluan një diskutim nëse Kylie mund të ishte shtatzënë.

 Kylie ka një vajzë, Stormy, me reperin Travis Scott.  Çifti prishi lidhjen e tyre dy-vjeçare në 2019, dhe ata ranë dakord për kujdestarinë.

Kohët e fundit, Kylie dhe Travis janë shoqëruar përsëri, dhe ata po postojnë foto të përbashkëta, për këtë arsye ndjekësit e tyre kanë filluar të dyshojnë se janë pajtuar.