Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se 132 714 mjete nuk e kaluan kontrollin teknik gjatë vitit 2024.

Arsyet e ngeljes pas marrjes në testim janë defektet vizuale, sistemi i shkarkimit të gazrave, sistemi i drejtimit apo i frenimit.

Referuar të dhënave, 35,4 % e testimeve të kontrollit teknik janë kryer në Tiranë. Gjithsej u testuan 428 139 mjete. Ndërkohë, 7949 mjetet me moshë mbi 22-vjeçare janë çregjistruar.