Sipas MeteoAlb, vendi këtë të hënë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Ndërsa në zonat malore parashikohet se do të ketë edhe rebeshe shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 35°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 37°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.