Banesa, jashtë së cilës u gjet pakoja me lëndë plasësë në Fushë Krujë, i përket shtetasit Alfred Voga. Mësohet se Voga është drejtor i Sigurimeve Shoqërore.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë.
Burimet zyrtare bënë me dijë më herët se ka qenë shtetasi Alfred Voga i cili në ambientin e jashtëm të banesës ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.





