I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Turqia në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi do të kryhet si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi.

”Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar për të, bashkëlidhur me pamje filmike, do t’ju vihet në dispozicion pas mbërritjes së tij në Rinas”, thuhet në njoftimin e policisë.