Ndodh sërish në Akademinë e Sigurisë, në Sauk, ku mbrëmjen e djeshme janë helmuar rreth 30 studentë.

Ata kanë pasur të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh, ndërsa policia dhe AMP-ja kanë nisur hetimet. Po hetohet nëse komplikacionet janë shkaktuar nga ushqimi apo faktorë të tjerë.