Greqia ka regjistruar rastin e dytë të prekur me virusin e ri kinez HMPV. Bëhet fjalë për një paciente 60-vjeçare, e cila mesohet se është bashkëshortja e 71-vjeçarit, që u konfirmua si rasti i parë në Greqi. Sipas informacioneve, gruaja ndodhet e shtruar në izolim, në spitalin “Papanikolu”.
Në lidhje me rastin e dytë, bëhet me dije se pacientja ka shfaqur simptoma dhe më 4 janar, teksa është shtruar në AHEPA për trajtim. Fillimisht ajo iu nënshtrua një testi të specializuar dhe pak kohë më parë u konstatua se është pozitive me virusin e ri kinez.
Ndëkohë, autoritetet shëndetësore në Greqi janë në alarm që prej rejgistrimit të rastit të parë të 71-vjeçarit. Dyshohet se vajza e të moshuarit ishte kthyer së fundmi nga një udhëtim në Kinë duke ngritur shqetësime për transmetimin e mundshëm.