Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro.
Vendimi në KPK për gjyqtarin Spiro u mor nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.
Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale.
Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori Spiro.





