Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot padi në SPAK për ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Aleanca e akuzon Sorecën për ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me çështjen e Teatrit.

Ndërkaq, Aleanca i ka kërkuar presidentit Meta shpalljen “non grata” të ambasadorit të BE-së në Shqipëri.

“Ne nuk shpifëm sa i takon takimit, ne nuk shpifëm as se takimi është bërë në datë 16, as që takimi zgjati një orë, ne e shohim si një konsumim të veprave penale, që në bashkëpunim me

Nuk kemi ende asnjë informacion si kanë votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Për të gjitha këto veprime ne kemi kërkuar lirim nga detyra të këtij ambasadori, kemi kërkuar shpalljen non grata nga presidenti të Sorecës në territorin e presidencës, dhe në të gjithë Shqipërinë nga ministrja Olta Xhaçka.

I kemi kërkuar SPAK që të sekuestrojë telefonat e Sorecës dhe Veliajt, SPAK dhe GJKKO duhet të dalin me qëndrim të prerë, ne jemi të bindur se SPAK përmes hetimeve do na japin të drejtë”, u shpreh Kalaja për mediat.