Ka ndryshuar trupa gjykuese në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se kanë dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes së ish-kryeprokurorit gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Shkak për tërheqjen e tyre është bërë fakti se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës.

Bëhet me dije se dy anëtarët e dorëhequr të trupës gjykuese pritet të zëvendësohen nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.