Iliba Bezati është zgjedhur sot zëvendëskryetarja e re e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Bëhet me dije se Bezati ishte në garë bashkë me Fatri Islamaj për këtë pozicion. Gjatë votimit të sotëm u zgjodh sot me 18 vota pro Bezati, duke u shpallur fituese e garës. Bezati do të ushtrojë këtë detyrë për një mandat tre vjeçar.

Njoftimi i Plotë:

Sot në datë 10.01.2025, u thirr Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me rend dite zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj gjykate. Gjyqtarët që kandiduan për t’u zgjedhur në funksionin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit e të Juridiksionit të Përgjithshëm, ishin:

Gjyqtare, znj. Iliba Bezat

Gjyqtar, z. Fatri Islamaj

 Gjyqtarët e panishëm në mbledhje dhe që votuan, ishin znj. Valdete Hoxha, z. Fuat Vjerdha (on linë), znj. Miranda Andoni, znj. Irena Brahimi, z. Astrit Kalaja, znj. Elona Toro, znj. Valbona Vata, z. Qemal Zaimi, znj. Iliba Bezati, z. Genti Shala, znj. Edlira Petri, z. Fatri Islamaj, znj. Lutfije Celami, znj .Brikena Ukperaj, znj. Marsela Pepi, znj. Irida Kacerja, znj. Alma Ahmeti, znj. Alma Kolgjoka, znj. Ornela Naqellari, znj. Marsela Dervishi, z. Genti Dokollari, z. Dritan Hasani, znj. Enkela Vlora, znj. Anila Karanxha, znj Arta Duka, znj. Elona Mihali, z. Sokol Pina dhe znj. Diamela Goxhaj.

Në përfundim të votimit, me 18 vota pro, u shpall fituese e kësaj gare znj. Iliba Bezati, e cila do të ushtrojë detyrën e Zëvendëskryetares për një mandat tre vjeçar.