Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar ndjeshëm mbrëmjen e djeshme.
Sipas njoftimit të lëshuar nga spitali i Athinës, kryepeshkopi është intubuar dhe gjendja paraqitet kritike. Ai është nënshtruar edhe një operacioni, dhe aktualisht ndodhet në sallën kirurgjikale.
“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, është kjo deklarata e administrata e spitalit.