Shtyhet seanca gjyqësore për Adriatik Llallën, për shkak të avokatit mbrojtës, i cili ka kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur.
Seanca e radhës do të mbahet më 16 korrik. Trupi gjykues, pas miratimit të dorëheqjeve të gjyqtarëve Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, do të përbëhet nga Nertina Kosova, Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.
Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik nga Shkalla e Parë. Llalla u gjet fajtor për veprën penale të fshehje të pasurisë për të paktën 3 episode.





