Një 26-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shitje të lëndëvë narkotike të ndarë në doza. I riu i identifikuar me emrin Erdit Ponari u arrestua në  Rinas.

Shërbimet e Policisë ndaluan automjetin e të riut, në të cilin gjatë kontrollit gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa fullë fiksale.

Policia bën me dije ndër të tera se i arrestuari rezulton  me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.