Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga uniformat blu mbi vendodhjen e 2 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve nëpërmjet Interpol Tiranës me partnerët në Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar, u bë e mundur:

-kapja në Gjermani, e 21-vjeçarit me iniciale D. L. (i lindur në Pukë) pasi GjKKO-ja në vitin 2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-kapja në Mbretëri të Bashkuar, e 25-vjeçarit me iniciale B. Ç. (i lindur në Tropojë) pasi Gjykata  në vitin 2022 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 të rinjve në Shqipëri.