Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, në takimin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me homologun ukrainas, Volodymir Zelensky, ka deklaruar se do të vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë.
Një gazetar ka qenë që e ka pyetur Trump: ” Zoti President, a do të dërgoni më shumë armë në Ukrainë në rast se nuk ka paqe?”
Trump përgjigjet duke thënë: “Ne nuk po presim me padurim të dërgojmë shumë armë, ne po presim me padurim të mbarojmë luftën. Përgjigja është po. Por shpresojmë se nuk do të na duhet të dërgojmë shumë sepse mezi pres ta përfundojmë atë shpejt”.
Donald Trump gjithashtu ka zbuluar se ka folur me Vladimir Putin “disa ditë më parë”, duke shtuar se ai beson se presidenti i Rusisë dëshiron të bëjë një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në Zyrën Ovale, Trump u thotë gazetarëve “Unë nuk jam në linjë me Putinin”, duke shtuar se është në linjë me SHBA-në dhe të mirën e botës.
Pas takimit, Zelnsky është shprehur se Ukriana e ka parë se sa e gatshme është Europa për t’i ndihmuar, tani është radha e SHBA-ve për të treguar se çfarë di të bëjë.
“E kam kuptuar çfarë është e gatshme të bëjë Evropa, tani dua të pyes presidentin Trump se çfarë janë gati të bëjnë Shtetet e Bashkuara”,– tha Zelensky.
Gjatë konferencës, ai u shpreh i prerë ndaj liderit rus, duke deklaruar: “Putin është një vrasës, nuk dua kompromise.”
Në lidhje me marrëveshjen për mineralet e rralla mes Ukrainës dhe SHBA-ve, Zelensky theksoi rëndësinë e saj, duke thënë: “Shpresoj që ky dokument të jetë një hap përpara.”
Donald Trump i tha Zelensky-t gjatë takimit: “Ju po luani bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, duhet të jeni mirënjohës”. Ai i tha gjithashtu presidentit ukrainas se duhet të bëjë një marrëveshje ose SHBA do të largohet.
“Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë duhet të ndiejmë, sepse nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejnë ukrainasit”, tha Trump.
“Tani nuk je në një pozicion shumë të mirë. Nuk keni kartat kundër nesh, do iu fillojnë problemet që tani”, shtoi Trump.
HOLY SHIT! Trump tells President Zelensky he is gambling with World War III and Vance demands thanks.
— Outspoken™️ (@Out5p0ken) February 28, 2025
I’m so ashamed of America— fuck you, Krasnov! pic.twitter.com/vzqfvbB3ft





