Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar se sot autoritetet greke kanë pezulluar punën në pikën kufitare të Kapshticës pasi kuotat ditore prej 300 personash jane plotësuar.
Policia Kufitare thote se nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë ndaj ju bën thirrje qytetarëve që të mos nisen drejt kësaj pike për ditën e sotme pasi kështu do të krijohet një ngërç i madh.
NJOFTIMI I PLOTË
Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.





