Soni Malaj, ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Këngëtarja e njohur i përdor kryesisht rrjetet sociale për profesionin e saj dhe shumë rrallë mund të shohim një moment nga jeta e saj private.

Megjithatë mbrëmjen e kaluar ajo ka bërë një përjashtim, duke ndarë një foto krah partnerit të saj, biznesmenin Klevi. Soni dhe partneri i saj ndodhen me pushime në jug të vendit, për t’u shkëputur disa ditë nga kryeqyteti dhe për të kaluar kohë pranë njëri-tjetrit.

Dyshja jeton prej tre vitesh një lidhje të bukur dashurie dhe duket se edhe pse ditët kalojnë, ata janë po njësoj të lumtur e të dashuruar. Kujtojmë që këngëtarja shqiptare ka edhe një vajzë 8 vjeçe nga martesa e saj me balerini italian, Mirko.