Është për të ardhur keq, por Partizani, ashtu si shumica e klubeve tona, po braktiset çdo ditë e më shumë nga tifozët.
*Dje në “Arenën e Demave” nuk ishin më shumë se 500 të pranishëm, një numër qesharak për një ndeshje të një klubi 17 herë kampion. Në disa momente të ndeshjes ishte aq qetësi, sa dëgjoheshin fjalët e fotografit të Partizanit, i vendosur pranë njërës prej kamerave pas portave. As të dielën pasdite qytetarët e Tiranës nuk preferojnë të ndjekin ndeshje të Superiores.
*Anësori bën edhe futbollistin në një moment, kur me këmbë devijon një top të ardhur nga loja. Për pak sa nuk e mban në fushë.
*Ndeshje me shumë faulle ajo e djeshmja. Vetëm në pjesën e parë Partizani kishte shkaktuar 14 faulle, shumica prej tyre në sulm.
*Ndeshja nis me një minutë heshtje në homazh të tragjedisë së ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën mbi 50 të rinj, për shkak të një zjarri në një klub nate.
*Ndeshja e dobët në fushë “fik” edhe “ultrasit” e Partizanit, që nuk dëgjohen për minuta të tëra të këndojnë për skuadrën e tyre.